INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 filmat që duhet patjetër t’i shihni para se të vdisni

10 filmat që duhet patjetër t’i shihni para se të vdisni

Publikuar më: 19:03 18-05-2018

Ka shumë gjëra në jetë që duhen bërë para se t’i vijë fundi. Një nga gjërat më të rëndësishme (sipas meje gjithmonë), është të kesh parë filmat më të mirë që janë bërë ndonjëherë. Filma të mirë ka pafund dhe është shumë e vështirë të bësh një listë të vogël.

Kjo është një listë me top 10-shen e filmave më të mirë që duhen parë patjetër, me shpresën se do t’i keni parë tashmë sepse janë për të mos t’u humbur. Këtë s’po e them nga koka ime, por nga impakti që kanë patur në festivalet e filmave, te publiku, te transformimi i tyre në kult dhe te mënyra se si kanë ndryshuar filmbërjen në përgjithësi.

Triologjia “The Godfather”

Triologjia “The Godfather” të fut në botën e gangsterrëve nëpërmjet brilancës së padiskutueshme të Francis Ford Coppola, Al Pacino dhe Mario Puzo (nuk dua të zgjatem fare se e kam vënë për një arsye të parin, është i preferuari im).

Shprehje e famshme nga filmi: "I'm gonna make him an offer he can't refuse."

“Do t’i bëj një ofertë të cilën ai nuk mund t’a refuzojë”.

The Shawshank Redemption

Pjesa kryesore e këtij filmi është drita që hidhet në mënyrë aq të thjeshtë por gjithësesi shumë përfshirëse, mbi marrëdhëniet njerëzore. Mund të mos t’ju influencojë plotësisht në ndryshimin e stilit tuaj të jetesës, por do t’ju ndihmojë të kuptoni rëndësinë që ka ndërtimi i marrëdhënieve të shëndosha.

Shprehje e famshme nga filmi: "I guess it comes down to a simple choice. Get busy living or get busy dying."

“Mendoj se çdo gjë permblidhet në një zgjidhje shumë të lehtë. Përpiqu për të jetuar, ose përpiqu për të vdekur”

 

 

Fight Club

Ky është filmi më “për çuna” që flet për dy meshkuj që ndërtojnë një “organizatë” pothuajsë globale për njerëz që të nxjerrin inatin dhe frustrimin e tyre. Momenti më “me puls” i filmit do ju ngelet në mendje gjithmonë (si gjithmonë s’duam të bëjmë spoilera).

Shprehje e famshme nga filmi: "This is your life and it's ending one minute at a time"

”Kjo është jeta jote dhe po i vjen fundi, një minutë pas tjetrës”

 

 

Raging Bull

Një tjetër histori e një djali të ri me nerva me botën luajtur nga i talentuari Robert De Niro. Filmi trajton ngritjen dhe rënien e një boksieri me shumë temperament, gjë e cila i shkakton shumë problem në jetë.

Shprehje e famshme nga filmi: "If you win, you win. If you lose, you still win”.

“Nëse fiton, fiton. Nëse humb, prapseprapë fiton”.

 

Pulp Fiction

Më besoni kur ju them se ky film është si një udhëtim plot të papritura. Ka dhunë, profanitet dhe përdorim të gjerë droge, ndërkohë që shpejtësia (component kryesor i filmit) do t’ju marri mendtë. Shkurt, Quentin Tarantino do ju provojë edhe njëherë pse është bosi në të bërit e filmave që bëhen gjithmonë kulte.

Shprehje e famshme nga filmi: ”Just because you are a character doesn’t mean that you have character.”

“Vetëm sepse je karakter nuk domethënë se ke karakter”.

 

Saving Private Ryan

Të shohësh këtë film është një eksperiencë zemërthyese sepse eksploron rreziqet e panjohura të luftës. Gjithashtu, nuk është se ka nevojë për arsye për ta parë filma të Steven Spielberg me në rol kryesor Tom Hanks, apo jo?

Shprehje e famshme nga filmi: "I'll need a wheelchair before this war is over."

“Do më duhet një karrige me rrota përpara përfundimit të luftës”.

 

 

Apocalypse Now

Një film tjetër nga i madhi Francis Ford Coppola, 'Apocalypse Noë' kosniderohet të jetë filmi më i mirë i luftës që është bërë ndonjëherë, gjithashtu një nga filmat më të mirë në histori.

Përshtatje e librit të Joseph Conrad's, ky film konsiderohet si “një peisazh i ferrit” prej temës së errët dhe aksionit.

Shprehje e famshme nga filmi: "I love the smell of napalm in the morning. You know, one time we had a hill bombed, for twelve hours. When it was all over I walked up. We didn’t find one of ‘em, not one stinkin’ dink body. The smell, you knoW that gasoline smell, the Whole hill. Smelled like… victory. Someday this war’s gonna end…"

“E dua aromën e napalmit në mëngjes. E di, një herë bombarduam një kodër për 12 orë. Kur mbaruam, shkova atje. Nuk gjetëm asnjë prej tyre, as edhe një trup të qelbur. Aroma, e ke parasysh, era e benzinës, në të gjithë kodrën. Vinte aromë… fitoreje. Një ditë, kjo luftë do të mbarojë…”

 

 

One Flew Over the Cuckoo's Nest

Shpresoj shumë të keni lexuar librin. Nëse se keni lexuar, me shumë mundësi nuk e kuptoni rëndësinë e këtij emri në listë. Njësoj si libri, filmi lë goxha impakt te shikuesit. Bëhuni pjesë e eksperiencës që për shumë njerëz është kaq e shtrenjtë, dhe shiheni.

Shprehje e famshme nga filmi: "Why don't ya shut your goddamn mouth and play some music?"

“Pse nuk e qep atë dreq goje dhe luaj pak muzikë?”

 

 

Goodfellas

Një tjetër film i Martin Scorseses. Ky film është klasik në zhanrit e gangsterrave, pasi trajton jetën e një të tilli. Në fakt, është konsideruar si nëj ndër më të mirët e bërë ndonjëherë pasi është vlerësuar masivisht në ceremony të ndryshme.

Shprehje e famshme nga filmi: "As far back as I can remember, I always wanted to be a gangster"

“Për sa kohë kam kujtesë, gjithmonë kam dashur të bëhem gangster”.

 

The Gold Rush

Nuk mund të shkoni në varr pa parë një film të Charlie Chaplin, apo jo? “The Gold Rush është një film esencial i Charlie Chaplin, i plotë me momente komike dhe emocionale. Një avantazh i shtuar i filmit është se do të keni diçka për të folur me Chaplinin nëse e takoni në botën e përtejme.

Shprehje e famshme nga filmi: E dini që filmat e Chaplin ishin bërë në kohën e filmave pa zë apo jo?

 

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781