INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 kryebashkiakët që bënë zhurmë. Shihni si ju ka ndryshuar pasuria në pushtet

10 kryebashkiakët që bënë zhurmë. Shihni si ju ka ndryshuar pasuria në pushtet

Publikuar më: 10:51 11-07-2018

Pasuria e zyrtarëve të lartë ngjall gjithnjë interes në opinionin publik. Sa ndryshon ajo vit pas viti dhe nga ju shtohet pasuriazyrtarëve? Ne kemi zgjedhur 10 kryebashkiakë dhe deklaratat e pasurisë së tyre si ka ndryshuar gjatëve viteve të fundit, kur ata kanë ushtruar funksione publike. Disa prej tyre janë mjaft të debatuar por na shfaqen të varfër dhe të zhytur në kredi, por ka dhe të tjerë që deklarojnë pasuri të mëdha. Disa janë bërë të pasur nga trashëgimia e babait apo gjyshit, ndërsa të tjerë nuk e thonë se nga janë pasuruar edhe pse deklarojnë pasuri të patundshme me miliona euro.
Më poshtë shihni të dhënat e 10 kryebashkiakëve:
• Elvis Rroshi, ish Kryebashkiak i Kavajës.
Ai bëri shumë zhurmë kur ushtronte mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Rroshi disponon shumë prona e tokë truall, të cilat i deklaron se i ka blerë personalisht. Ndërsa një shumë të majme parash zoti Roshi ka arritur ta sigurojë pas shitjes së një ndërtese me sipërfaqe 246 m2, pasuri e siguruar nga shkëmbi i truallit me të cilin është ndërtuar ndërtesa. Roshi nuk ka kredi në bankë ndërsa është aksioner i një firme ndërtimi.

• Erion Veliaj-kryetar i Bashkisë Tiranë
Erion Veliaj u bë pjesë e detyrimit të deklarimit të pasurisë në vitin 2013, kohë kur ai fitoi mandatin e deputetit. Në deklaratën e parë të pasurisë ai deklaron si pronë të patundshme një apartament, ndërsa ka në pronësi të tij 2 autovetura dhe disa llogari bankare. Veliaj nuk është kreditor në bakën, si pjesa më e madhe e zyrtarëve të lartë ndërsa të ardhurat e vetme të tij vinin nga pagesa si deputet e ministër. Në deklaratën e pasurisë së tij është dhe bashkëshortja Ajola Xoxa, e cila në fakt është ajo që siguron të ardhurat më të mëdha në familjen e saj. Vetëm në vitin 2017 të ardhurat nga aktiviteti i saj si konsulente ligjore në biznesin e saj janë plot 5706013, thuajse 5 herë më shumë se kryebashkiaku Veliaj.

• Voltana Ademi, Kryetare Bashkie Shkodër
Voltana Ademi e ka nisur deklarimin në vitin 2012, kohë kur ajo ushtronte detyrën e Prefektes në Shkodër. Ajo siguronte të ardhurat nga paga e saj, bashkëshortit si dhe qiratë e ambienteve që kishte dhënë. Voltana Ademi jo vetëm që disponon një apartament në të cilin jeton, por ajo ka mundur që të jetë bashkëpronare edhe e 3 subjekteve të tjera, shtëpi dhe biznese. Edhe Voltana Ademi deklaron se nuk ka mundur ti shpëtojë futjes në kredi bankare.

• Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë Durrës
Ai ushtron detyrën e kryebashkiakut që prej vitit 2007, ndërsa në deklaratën e pasurisë mund të cilësohet një pronar i vërtetë. Pronar i nja pallati 11 katësh, pronar trualli, apartamentesh, garazhde e magazina janë pronat e pranuar prej tij që në vitit 2007. Të ardhurat e Vangjush dakos sigurohen nga paga si kryebashkiak por dhe të ardhurat nga qiradhënia e pronave të tij. të ardhurat nga paga e bashkëshortes por dhe shitje të apartamente të tij. kontrata e shkëmbimit i kanë sjellë dhe 4 apartamente në plazh, të cilat në deklaratën e pasurisë thuhet se janë shkëmbyer me prona në Shkozet. Gjithashtu Vangjush dako ka shtuar pasurinë në tokë truall në Xhafzotaj ku do të ndërtojë një godinë 3 katëshe.

• Sotiraq Filo-Kryetar i Bashkisë Korçë
Në 2013 Sotiraq Filo u bë për herë të parë pjesë e deklarimit të pasurisë së tij për shkak të detyrës si kryebashkiak. Filo zotëron 50% të një shtëpie banimi në Korçë ndër depozitat bankare janë të shumta, ku në 16 llogari bankare Filo dhe bashkëshortja e tij kanë depozita por dhe llogari rrjedhëse. Kryebashkiaku i Korçës i ka shpëtuar kredive, por ai ka zgjedhur që mos të bëjë shpenzime të mëdha. Kështu familja e zotit Filo deklaron se nuk ka automjete në emrin e tyre, duke qenë kështu i vetmi kryebashkiak pa automjet në pronësi.

• Altin Toska - Kryetar i Bashkisë Cërrik.
Trashëgimia e pasurisë nga familja e tij dhe e bashkëshortes e kanë kthyer Toskën në pronar të disa pronave të patundshme. Disa apartamente nga Cërriku, Durrës e deri në Brescia të Italisë. Megjithëse llogaritë e tij bankare kanë para, Toska sërish shfaqet si kreditor në bankë. Por nuk mungojnë as borxhet e marra babait të tij.

• Artur Bardhi - Kryetar i Bashkisë Kurbin.
i cili në fakt ka ngjallur debat të gjerë politik në deklaratën e tij të pasurisë shfaqet vetëm si trashëgimtarë duke gëzuar pronat e babait dhe të gjyshit. Artur Bardhi ka 50% të një shtëpie banimi 3-katëshe të dhuruar nga babai i tij. gjithashtu një tjetër pronë e kryebashkiakut të Kurbinit është dhe një tokë truall, ku ai ka 33.3% të sipërfaqes si trashëgimi nga gjyshi. Të vetmen pasuri të siguruar prej tij ka një veture me vlerë 41 mije euro. Të ardhurat e tij janë vetëm nga paga si kryebashkiak si dhe pagesat e bashkëshortit, djalit dhe vajzës. Gjithashtu Artur Bardhi gëzon 100% të aksioneve të një shoqërie me vlerë 100000 lekë.

• Artur Bushi- Kryetar i Bashkisë Krujë.
Një kryebashkiak i cili jeton dhe ka të ardhura të vetme pagën si ish deputet apo kryetar i Bashkisë së Krujë, e pas martesës dhe pagën e bashkëjetueses. Ai ka deklaruar se disponon vetëm një apartament me vlerë 42400 euro. Ndërsa nuk behet publike vendi ku është blerë apartamenti zoti Bushi ka marrë një kredi të pjesshme për këtë apartament. Vërtetë kaq i varfër është zoti Bushi?

• Besnik Dushaj, Kryetar i Bashkisë Tropojë.
Teksa në deklaratën e vitit 2016 Dushaj nuk deklaron asnjë banesë të siguruar prej tij, Besnik Dushaj duket se po gëzon pasurinë e bashkëshortes së tij. Ajo ka të trashëguar prona dhe pasuri nga familja e tij, ndërsa nga kursimet e saj të pagës ka një llogari bankare.

• Dritan Leli- Kryetar i Bashkisë së Vlorës.
Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli nuk ka një apartament në qytetin e lindjes, por trashëgon vetëm 16.6% të një apartamenti të privatizuar në vitin 1993. Në fakt llogaritë e tij bankare Dritan Leli disponon para, edhe pse është dhe kreditor pranë bankave të ndryshme. Ai disponon vetëm një apartament të Tiranë si dhe 2 automjete.

Article Logic
Execution time: 0.002918004989624