INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 rregullat që gjyshi ka për të dashurin e mbesës, po thyejnë rrjetin

10 rregullat që gjyshi ka për të dashurin e mbesës, po thyejnë rrjetin

Publikuar më: 16:49 23-02-2019

Një 21-vjeçare nga Skocia ka ndarë në rrjete sociale një listë prej 10 rregullash që i dashuri i saj ardhshëm duhet të zbatojë për të qenë me të. 21-vjeçarja Amie McHugh është habitur kur i ka ardhur një mesazh nga gjyshi i saj, William për rregullat që duhet të zbatojë i dashuri i saj i ardhshëm.

lm.jpg

 

Sipas këtij mesazhi personi që do të lidhet me mbesën e tij duhet të paguajë gjithnjë faturat kur dalin bashkë, të jetë ekonomikisht në gjendje të mirë etj. Ky mesazh është bërë viral në internet që të shtunën e kaluar kur edhe është publikuar dhe ka marrë 6000 pëlqime.

Rregulli i parë: Duhet të jetë katolik

Rregulli i dytë: Duhet të mbështesë skuadrës skoceze të Celtikut

Rregulli i tretë: Duhet të jetë në punë

Rregulli i katërt: Duhet t’a pëlqej unë

Rregulli i pestë: Duhet të më pëlqejë mua

Rregulli i gjashtë: Duhet të jetë mirë ekonomikisht

Rregulli i shtatë: Nuk duhet të shohë asnjë vajzë tjetër, ndërkohë që është në këtë lidhje.

Rregulli i tetë: Duhet të jetë me zemër të mirë

Rregulli i nëntë: Duhet të ketë një makinë

Rregulli i dhjetë: Sa herë që do të dalim bashkë duhet të ofrohet të paguajë faturat.

Article Logic
Execution time: 0.0030078887939453