INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
11 vite kampion në Shqipëri. Ky është sporti dhe ekipi rekordmen në vendin tonë [VIDEO]

11 vite kampion në Shqipëri. Ky është sporti dhe ekipi rekordmen në vendin tonë [VIDEO]

Publikuar më: 12:53 08-11-2018

11 vite rradhazi kampion në Shqipëri. Ky është rekordi që është vendosur në vendin tonë nga ekipi i Tiranës në sportin e taekwondo-s. Në një intervistë për emisionin Adrenalinë në IN Tv, trajnerja Arjola Kasaj rrëfen më shumë për këtë sport.

“ Nga viti 1998 deri 2008 kam qenë kampione vetë, pastaj nga viti 2007 deri më sot jemi kampion. Kemi filluar ta nxjerrim ekipin kampion me moshtat e vogla deri tek të rriturit dhe prej 11 vitesh jemi kampion në Shqipëri”.- tha trajnerja Kasaj për IN Tv.

Sporti i taekwondo-s është shumë i përhapur në Shqipëri ku numërohen 31 shoqata dhe ekipe që marrin pjesë në kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare. Vitet e fundit ka një pjesmarrje të madhe edhe për femrat ku vetëm në ekipin e Tiranës numërohen rreth 15 vajza.

E pyetur se kush shtetetë rajonit janë më mirë në këtë sport, trajnerja Kasaj tha se: “Deri para dy vitesh ata kanë qenë më mirë se ne, por tani mendoj se ne jemi më mirë dhe më lart se ata.”

Intervista e plotë:

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326