INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 -vjeçari italian paraqitet pa shenja jetë në spitalin e Sarandës

12 -vjeçari italian paraqitet pa shenja jetë në spitalin e Sarandës

Publikuar më: 11:41 12-07-2018

Një fëmijë 12- vjeçar, është dërguar pa shenja jete, në spitalin e Sarandës. Viktima është italiani Lorenzo Kalabreze. Mësohet se ai u ndie keq ndërsa po udhëtonte bashkë me familjen e tij. Italiani i mitur dhe familja e tij po udhëtonin nga Saranda drejt Korfuzit me tragetin e linjës kur ka ndodhur ngjarja. Lorenzo ka shfaqur probleme shëndetësore duke kaluar në gjendje të fikti. Familjarët e kanë zbritur nga trageti duke e dërguar në spitalin e qytetit bregdetar të Sarandës. Por 12-vjeçari nuk ja doli dot.  Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428