INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 vite leje prindërore për gjykatësin Gjin Gjoni. Ministrja denoncon skandalin e KLD

2 vite leje prindërore për gjykatësin Gjin Gjoni. Ministrja denoncon skandalin e KLD

Publikuar më: 12:55 20-10-2018

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka denoncuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD), pasi në mbledhjen e fundit, ka miratuar një vendim jashtë rendit të ditës duke i dhënë leje prindërore fshehur gjyqtarit Gjin Gjoni. Leja është dhënë me argumentin se është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshortja e tij.
Sipas Gjonajt, vendimmarrja e KLD është e paligjshme, Ajo i bëri thirrje këtij institucioni që të shfuqizojë vendimin.
Por këtë vendim, Ministrja e Drejtësisë e konsideron një përpjekje për t’i shpëtuar vettingut.
“Në këtë mbledhje që është një deja vu e turpshme, kërkesa në fjalë është shqyrtuar në mënyrë të paligjshme në fund të mbledhjes. Në kundërshtim të hapur me parashikimet ligjore të kodit të procedurave administrative, në mungesë kuorumit të nevojshëm, madje duke përfshirë edhe votën e Gjin Gjonit i cili ka votuar si kurrë më parë për veten e vet. Vendimi haptas në shkelje të KLD është hasur edhe gjatë mbledhjes. KLD në publikimin që ka bërë në faqen e saj e ka mbajtur të fshehtë vendimin e marr për gjyqtarin Gjin Gjoni, ndërkohë që procesverbali e tregon qartë lejen e marr”, tha Ministrja, duke i kërkuar KLD shfuqizimin e kësaj lejeje. Këto vendime të KLD janë në shkelje të rëndë të ligjit. Ky akt i ndërmarrë me procedurë të parregullt është i pavlefshëm”-deklaroi ministrja. Ajo tha se do të kërkojë shfuqizimin e këtij vendimi dhe shpalljen e tij të pavlefshëm.
“Nisur nga përgjegjësia ime si ministre dhe anëtare e KLD do i drejtohem këtij institucioni ta shfuqizojë si të pavlefshme këtë vendimmarrje. Në të kundërt kërkesa do t’i drejtohet gjykatës shfuqizimin e saj dhe largimin nga sistemi të gjithë atyre që kanë ngritur dorën kundër ligjit”, tha Gjonaj.

Article Logic
Execution time: 0.0033280849456787