INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 vjet me drejtësi të re? Çlirim Gjata, Rama armiku më i madh i reformës

3 vjet me drejtësi të re? Çlirim Gjata, Rama armiku më i madh i reformës

Publikuar më: 14:21 22-07-2019

Nga PD, 3 vjet pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për drejtësinë ka folur Çlirim Gjata. Ai mendon se Edi Rama mbetet armiku më i madh i kësaj reforme dhe sipas tij shqiptarët sot janë dëshmitarë sesi Rama ka kapur drejtësinë, sesi asnjë politikan në pushtet nuk dënohet dhe sesi banda e Rilindjes është në qeverisje.

Gjata ndali dhe tek vendimi i Gjykatës së Durrësit, që tha se të ndryshosh një vendim pa e apeluar është simboli i drejtësisë private që ka ngritur Edi Rama.

“Ky vendim dhe dhjetëra të tjerë e faktojnë Edi Ramën si armikun më të madh të drejtësisë së barabartë për të gjithë. 3 vjet pas miratimit konsensual të ndryshimeve kushtetuese, drejtësia private e Edi Ramës nuk ka ndëshkuar asnjë zyrtar të lartë. Vendimi i Gjykatës së Durrësit, pak ditë më parë, është simboli i drejtësisë private që ka ngritur Edi Rama. Vendimi i Gjykatës së Durrësit për të ndryshuar një vendim pa e apeluar atë dhe dhjetëra vendime te tjera antikushtetuese me refomën në drejtësi, e faktojnë Edi Ramën si armikun më të madh të drejtësisë së barabartë për të gjithë,” deklaroi Çlirim Gjata.

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373