INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 arsyet pse duhet të dëgjoni këngën e re të Capital T – 'O ma'

4 arsyet pse duhet të dëgjoni këngën e re të Capital T – 'O ma'

Publikuar më: 16:55 22-06-2018

Që nga data 6 Qershor, Capital T na ka dhënë 'teasers' për këngën e tij të re.

Më në fund, sot ai e lançoi bashkë me videoklipin dhe IN Life do t’ju tregojë arsyet përse kjo këngë nuk duhet humbur.

1. Kënga është fiksuese

E nisim duke thënë se unë që po shkruaj këtë artikull, nuk jam fanse e madhe e kësaj lloj muzike por mbasi e dëgjova për “arsye studimore” më ngeli në kokë dhe po çmend gjithë zyrën. Muzika është shumë e kërcyeshme dhe të bën të tundesh prej ritmeve latine që ka. Është fiks si një dozë e freskët verore për të cilën të gjithë kanë nevojë tani. S’jam e vetmja që mendoj kështu, komentet nga fansat në YouTube flasin vetë.

Capture.PNG

2. Pamjet mahnitëse

Mendimi i parë mbasi pashë videoklipin ishte: Përshëndetje vendi ku do bëj dasmën!'

Xhiruar në rivierën franceze në një vilë e cila mund të ishte e përshtatshme vetëm për një mbret, lokacioni të lë pa fjalë. Capital T merr makinën dhe na bën edhe një shëtitje të vogël vërdallë për të na treguar edhe peisazhin që të lë pa frymë.

2.PNG

 

3. Modelja

Kapo është shquar gjithmonë si djalë me shije. Por me këtë gocën “e ka myt”. Ajo është shumë e thjeshtë dhe fine, fiks për në Francë. Ama ama, ka një dozë Mesdheu që e përshtat edhe me këngën. Nuk ja gjetëm dot emrin, por nëse do të marrim të dhëna të tjera do t’i ndajmë direkte me ju.

goca.PNG

 

4. CAPITAL T

Nuk e di pse e shkruajta gjithë këtë artikull për t’ju mbushur mendjen t’a shihni. A s’ju mjafton që Capital T është aty? Nëse them “Përshëndetje vendi ku do bëj dasmën” me lart, sigurisht që e kam fjalën për dasmën time me Kapon. Si gjithmonë ai shfaqet shumë stylish dhe duke kërcyer siç i ka hije. 'Muy chico latino, muy hola papi' na e var pak se vdiqëm, 'mucho' i MIRË VËLLA.

Dhe le të themi se ato fotot në palestër si ka sa për Instagram. Në video duket qartë, edhe pse është me rroba.

capo.PNG

 

 

KRITIKË:

Kërkojmë barazi gjinore: Duam më shumë nuditet mashkullor! Kapo hiqe ndonjëherë bluzën!

Faleminderit për mirëkuptimin,

Gjithë femrat EVER.

Article Logic
Execution time: 0.00490403175354