INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 këshilla që femrat duhet të dinë për të brendshmet që zgjedhin

4 këshilla që femrat duhet të dinë për të brendshmet që zgjedhin

Publikuar më: 12:06 07-08-2017

Kur bëhet fjalë për shopping, shumë femra do të pranonin me kënaqësi të kalonin orë e orë të tëra përpara vitrinave duke zgjedhur këpucët e duhura, fustanin apo akesorë të tjerë. Por, në rast se do ju duhej të zgjidhnit të brendshmet e duhura aty rezultatet do të linin paska për të dëshiruar. Edhe pse në dukej duket si gjëja më e thjeshtë në botë pasi çdo femër e njeh trupin e saj, statistikat tregojnë të kundërtën: më shumë se 80% e femrave bëjnë blerje jo të sakta kur bëhet fjalë për përzjedhjen e intimove. Mos harroni se të brendshmet përbëjnë edhe mbulesën e parë për disa zona delikate të trupit të një femre si vagina, gjoksi dhe anusi. Por cilat janë gabimet për të cilat po flasim:

1.Vishni të brendshme që ju shtrëngojnë: E keni vënë re ndonjëherë që kur bëni dush të vini re shenja skuqjeje ose irritimi në shpatulla ose rrëzë kofshëve? Përdorimi i të brendshmeve më të vogla se masa juaj sjell mpirje, shenja skuqjeje, shtrëngim, vështirësi në qarkullimin e gjakut në këto zona të trupit, alergji dhe puçrra të vogla.

2.Nuk i ndërroni të brendshmet çdo ditë: Edhe pse nuk do të donim aspak ta thonim këtë gjë, shumë gra e vajza nuk i ndërrojnë të brendshmet çdo ditë, ndonëse tani që është verë duhet ta bëni më shpesh këtë gjë. Në qoftë se vazhdoni të përdorni të njëjtat të brendshme për një kohë të gjatë rrezikoni që të keni infeksione vaginale, përveç erës së rëndë të saj, sakaq rritet mundësia e shumimit të baktereve dhe kalimit të tyre në anus, sidomos kur përdorni tanga.

3.Lani intimot me detergjentët e papërshtatshëm: Kur lani të brendshmet duhet t’i kushtoni shumë rëndësi edhe zgjedhjes së duhur të detergjentit. Shumë prej tyre përmbajnë përbërës kimikë, të cilët nëse nuk hiqen plotësisht gjatë shpëlarjes rrezikojnë të dëmtojnë lëkurën e ndjeshme të zonës gjenitale.

4.Flini me të brendshme: Është mëse normale që gjatë dimrit të flini me të brendshme dhe pizhame, por gjatë verës është e këshillueshme t'i hiqni pasi lëkura ka nevojë të marrë frymë. Fjetja pa të brendshme ndihmon trupin të rregullojë nivelet e kortizolit.

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705