INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 arsye pse puna në zyrë është e dëmshme për ju

5 arsye pse puna në zyrë është e dëmshme për ju

Publikuar më: 17:24 05-10-2017

Ju shkoni në punë për të siguruar jetesën. Në këtë mënyrë, ju siguroni mirëqenien e familjes suaj, lumturinë, shëndetin. Por, çfarë ndodh nëse puna juaj të jetë duke iu vrarë para kohe?
Një numër në rritje të dhënash tregojnë se vendet e punës në zyrë dhe zakonet që krijohen me to, kanë një ndikim negativ në shëndetin e miliona personave që punojnë në industri dhe sektorë të ndryshëm.

Le t’u hedhim një sy disa prej shkaktarëve kryesorë dhe se si mund t’i korrigjojmë.

1.Qëndrimi ulur është më i rrezikshëm se duhanpirja

Ndoshta e keni dëgjuar shprehjen që thotë se qëndrimi ulur është “tymi i ri”, por çfarë do të thotë me të vërtetë kjo gjë? Sa i dëmshëm është një stil jete sedentar? Nëse ju analizoni shifrat dhe studimet e ndryshme, të dhënat tregojnë se qëndrimi ulur shkakton një sërë problemesh në shëndet.

Sipas dr. James Levine, drejtues i the Mayo Clinic – Arizona State University Obesity Solutions Initiative,“qëndrimi ulur është më i rrezikshëm se duhanpirja, vret më shumë njerëz se HIV, është më i pabesë se parashutizmi. Jemi të ulur për vdekje”.

Kjo është një deklaratë e guximshme, por ka shumë prova që e mbështesin,

Studime të shumta kanë gjetur se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë çdo ditë çon në rritjen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë, kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës, madje edhe kanceri në gji.

Zgjidhja më e thjeshtë është të bëni pushime të herëpashershme nga qëndrimi ulur. Kjo mund të bëhet në disa mënyra, si për shembull të punoni më këmbë është një ndër zgjidhjet më të përhapura. Ushtrimet, veçanërisht gjatë pushimit të drekës ose pas pune, janë po ashtu të nevojshme.

2.Stresi dhe ankthi

Sipas një studimi në Amerikë, stresi në vendin e punës shkakton 1.90 miliardë dollarë shpenzime për kujdesin shëndetësor, si dhe 120 mijë persona të vdekur çdo vit. Nëse kjo është e vërtetë, ankthi që lidhet me vendin e punës, vret më shumë amerikanë sesa diabeti, Alzheimer dhe gripi çdo vit. Me fjalë të tjera është një epidemi.

Problemi me stresin dhe ankthin është se rrallë diskutohet me zë të lartë. Ka një lloj hezitimi në diskutimin rreth problemeve mendore në vendin e punës dhe punonjësit inkurajohen indirekt të mos e ngrenë zërin.

Për fat të keq, mënyra e vetme për të frenuar stresin në vendin e punës është sensibilizimi. Kompanitë duhet të sensibilizojnë opinionin publik rreth këtij problemi dhe të nxisin njerëzit të flasin rreth tij, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje.

3.Cilësia e dobët e ajrit

Cilësia e ajrit është diçka për të cilën pjesa më e madhe e njerëzve nuk mendon fare. Nëse e merrni në konsideratë, në përgjithësi ka të bëjë me ndotjen e ajrit në natyrë dhe cilësinë e ajrit në shtëpinë tuaj. Ju me siguri nuk e merrni në konsideratë as cilësinë e ajrit në zyrën tuaj, edhe pse ky është një problem shumë i rëndësishëm.

“Ajri brenda i helmuar thuajse injorohet plotësisht nga mediat, njerëzit dhe ata që bëjnë kërkime shkencore – bëhen rreth 100 herë më pak financime për cilësinë e ajrit brenda se në natyrë” – thotë Douglas Main nga Newsweek.

Si fillim, kompanitë duhet të bëjnë një punë më të mirë për të matur cilësinë e ajrit të brendshëm, në mënyrë që të jenë në dijeni të pranisë së grimcave potencialisht të dëmshme. Më pas bizneset duhet të angazhohen për të eliminuar ato grimca toksike dhe të nxisin një jetë të shëndetshme.

4.Regjimi ushqimor

Regjimi i keq ushqimor është një problem tjetër i rëndësishëm. Jo vetëm që numri i personave që hanë vaktet e tyre në tryezën e punës është në rritje, por po ashtu është në rritje edhe numri i personave që hanë ushqime fastfood.

Rezultati është një forcë pune e kequshqyer dhe e pashëndetshme që është edhe më pak produktive, për shkak të ushqimeve me pak vlera ushqimore që hanë. Këshilla më e mirë është ajo që të përfitoni nga pushimi i drekës për të dalë nga zyra dhe për të ngrënë diçka të freskët dhe të shëndetshme.

5.Tendenca, një jetë më e shëndetshme

Ka një prirje për një jetë më të shëndetshme në thuajse të gjithë sektorët e jetës personale në Amerikë dhe botë. Mjekë dhe grupe lobuese flasin për zakone më të shëndetshme në jetën e përditshme.
Nëse duam të zgjidhim krizën shëndetësore (në Amerikë dhe në vende të tjera) dhe të inkurajojmë një jetë më të shëndetshme, ka ardhur momenti të përqendrohemi në këto tema. Nuk ka një zgjidhje të përkryer, por duhet bërë progres.

Article Logic
Execution time: 0.0043148994445801