INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjërat që tregojnë se kushërinjtë janë miqtë më të mirë që mund të keni në jetën tuaj

5 gjërat që tregojnë se kushërinjtë janë miqtë më të mirë që mund të keni në jetën tuaj

Publikuar më: 12:39 12-07-2018
Sipas ekspertëve, kushërinjtë janë miqtë më të mirë.
Kuptohet në varësi të marrëdhënies që kanë familjet mes tyre, por kur është e mirë ka shumë mundësi që edhe fëmijët mes tyre të kenë lidhje të forta shoqërore. Ja disa gjëra që e tregojnë, këtë gjë, sipas intv.al :
1. Ju kujtojnë historitë e sikletshme që keni kaluar së bashku
Ku ka më mirë se të rikujtosh ndonjë histori të sikletshme që keni kaluar së bashku, edhe të qeshësh në të njëjtën kohë. Besoj ju që po e lexoni këtë artikull tani, ju ka ardhur ndërmend ndonjë e tillë.
2. Janë shoqëruesit më të mirë të udhëtimeve
Nëse keni edhe pothuajse të njëjtën moshë, pasi të organizoni një udhëtim do argëtoheni pafund. Ju njiheni që në fëmijëri me njëri-tjetrin dhe e dini se çfarë ju argëton më shumë. Tani, sipas intv.al edhe mund të planifikoni ndonjë udhëtim tjetër me ta, pse jo.
3. Nëse keni të njëjtën gjini, mund të ndërroni veshjet
Kjo gjë ndodhë me motrat më shumë, por edhe me kushërinjtë mund të ndodhë. Nëse i pëlqeni një veshje , mund t’ja merrni borxh, ose mund t’jua falë.
4. I di problemet tuaja familjare
Me kushërinjtë, nuk keni pse të fshini ndonjë problem familjar, sepse ata e dinë mjaft mirë si është puna. Sa më lirshmë të jeni, aq më shumë do kaloni mirë si shoqëri.
5. Janë  suportuesit tuaj më të mirë
Nëse keni bërë diçka të bukur, do ju japë suportin kryesor dhe kjo do ju bëjë të ndiheni shumë mirë me veten tuaj. Pra, rrofshin kushërinjtë që i keni edhe miq.
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0041189193725586
    array(1) { ["section"]=> string(93) "5-gjerat-qe-tregojne-se-kusherinjte-jane-miqte-me-te-mire-qe-mund-te-keni-ne-jeten-tuaj-64775" }