INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
5 ide se çfarë të vishni këtë javë në shkollë për të qëndruar thjeshtë, por me shumë stil [FOTO]

5 ide se çfarë të vishni këtë javë në shkollë për të qëndruar thjeshtë, por me shumë stil [FOTO]

Publikuar më: 19:44 04-11-2018

Nesër është e hënë dhe fillon që sot ajo ndjenja blu. Fillojnë përgjegjshmëritë dhe obligimet që kemi: disa në punë dhe disa në shkollë.  Por pse të mos e kthejmë të hënën në ditën tonë të preferuar? Është shumë e thjeshtë! Mendoni që fillimi i mirë është gjysma e punës dhe nëse e nisni të hënën me pozitivitet, tashmë rrjedhën e javës suaj e keni para syve.

E keni menduar se thjesht duke bërë gati që sonte rrobat që do të veshim nesër, apo gjatë gjithë javës i kemi hequr vetes në mëngjes një stres të panevojshëm? Po sikur të veshim rrobat tona të preferuara që na tregojnë plot stil dhe bukur? Sigurisht që do të ndikojnë menjëherë në ditën e hënë, por edhe gjatë gjithë javës.  Mbase ju duket diçka e panevojshme, por rrobat kanë fuqinë që të na kthejnë buzëqeshjen dhe pozitivitetin, madje edhe kreativitetin. Investo tek veshjet sepse thjesht do tregosh që kujdesesh dhe sa shumë e do veten.

Për të shkuar me qejf nesër në shkollë ne kemi përzgjedhur 5 ide veshje që t’i keni gjatë gjithë javës. Një gjë është e sigurt: do të dukeni bukur, por dhe plot stil, madje edhe plot vetëbesim.

Hidhuni një sy fotove dhe na falenderoni më vonë:

 

1.Kuadratat janë më në trend se kurrë këtë sezon dhe ju duhet t’i keni me patjetër një palë pantallona të tilla që tregojnë seriozitet në një institucion siç është shkolla, por edhe shumë stil tek ju. Kombinojeni me një triko mustardë.

cbe0db835892377bc03536e8eaf4435b.jpg

 

 


2.Siç e theksova edhe më lart për kuadratat, ato janë të pranishme edhe në xhaketa apo pallto. Investo në një të tillë:

ad85505964b29f47fc3eeefe18a3703a.jpg

 


3.A je një #blacklover? Ja një veshje për ty:

cbfc5a3c62b925dabf3b8871c7bc21f0.jpg

 

 


4.Xhinset ‘vintage’ janë shumë të përshtashme për në shkollë, prandaj konsiderojeni një palë të tilla.

41f8280a5fbec96c2739fceae55b7a9b.jpg

 


5.Një kostum do ishte një super ide për nesër në shkollë.

f506934113d768dcef4545aa70b7a7bd.jpg

 

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.001039981842041
    array(1) { ["section"]=> string(98) "5-ide-se-cfare-te-vishni-kete-jave-ne-shkolle-per-te-qendruar-thjesht-por-me-shume-stil-foto-77622" }