INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 këngë dedikuar dashurisë për vitin 2018 [VIDEO]

5 këngë dedikuar dashurisë për vitin 2018 [VIDEO]

Publikuar më: 15:16 12-07-2018

Ky vit mesa duket i përket dashurisë dhe këtë na e kanë treguar artistët të cilët na kanë sjellë këngë dhe balada shumë të bukura dedikuar dashurisë. Natyrisht në zemrën tonë do të ketë gjithmonë një vend për muzikën dhe këngët klasike të dashurisë, por edhe prurjet e reja në tregun muzikor i kemi përqafuar pasi janë të këndshme. 

Për ju po rendisimim këngët dedikuar dashurisë për vitin 2018:


1. Selena Gomez – Back to You
Selena ishte ndër të parat që bëri këngën e parë dedikuar dashurisë për këtë vit, e cila e ka shoqëruar me një videoklip mjaft interesant dhe shumë ‘vintage’ në të njëjtën kohë. Mendohet se kjo këngë është dedikim për Justin Bieber.


2. Maroon 5 – Girls Like You ft. Cardi B
Kjo është një këngë që gjithmonë që e dëgjojmë themi ‘O Zot, e dua këtë këngë!’. Adam Levine i Maroon 5 krijoi këtë këngë dashurie kushtuar grave kudo në botë. Ai pjesë të klipit ka bërë 25 femra, por të mos harrojmë se ai është duke kënduar edhe me gruan e tij Behati Prinsloo.

 


3. The Weeknd – Call out my name
Albumi i ri i The Weeknd ‘My Dear Melancholy’ është në thelb një album që i këndon vetëm dashurisë. Ai përfshin 6 këngë që The Weeknd ua ka dedikuar ish të dashurave të tij. Kënga “Call Out My Name” është për Selena Gomez, ku sipas tij ajo nuk e ka vlerësuar dashurinë dhe gjërat që ai ka bërë për të.

 


4. "For You" - Rita Ora and Liam Payne
Nëse ju nuk jeni fans i filmit ‘Fifty Shades Freed’ që premierën e kishte këtë Shën Valentin, ju me siguri keni adhuruar kolonën zanore të tij që ka qenë ‘For You’ nga Rita Ora dhe Liam Payne, një baladë shumë optimiste.

 


5. "The End of Love" - Florence + The Machine
Nëse ju jeni një njeri me karakter të fortë dhe nuk bini lehtë në dashuri, Florence + The Machine kanë për t’u bërë që të nxisë dëshirën për të ndjerë dashuri. Edhe pse “The End of Love” duket pak e trishtë në titull sepse lajmëron fundin e një dashurie, kjo këngë vjen sa delikate, por edhe gati për të të thyer zemrën sepse Florence është një ëngjëll i zbritur në tokë. “High As Hope” është albumi i saj më i fundit i cili është më i ndjerë nga të gjith&euml

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773