INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 mënyra se si të mbani të shëndetshme lëkurën dhe gjatë dimrit

5 mënyra se si të mbani të shëndetshme lëkurën dhe gjatë dimrit

Publikuar më: 13:01 06-01-2018

Tempëraturat e ulta dhe qëndrimi i gjatë në ambjete të mbyllura janë dy nga armiqt kryesor të lëkurës gjatë dimrit.

Prandaj, duke përdorur një moisturizer të mirë, të përshtatshme për llojin tuaj të lëkurës, është thelbësore.

1 Maska të hidratuara në shtëpi mund të sigurojnë hidratim edhe gjatë muajve të dimrit. Shtimi i përbërësve natyralë ushqyes si mjaltë, avokado, kos, vaj ulliri, jojoba dhe vaj bajame, banane dhe aloe vera në maskë do t’ju ndihmojë të keni lëkurë të butë dhe të shëndetshme menjëherë.

Një ide e mirë është edhe vendosja e një serumi hidratues ose maskë para se të shkoni në shtrat – ajo ndihmon lëkurën të marrë frymë dhe i jep ushqimin e nevojshëm.

2 Qëndroni të hidratuar dhe hani shëndetshëm

Për të marrë hidratimin e nevojshëm, konsumimi i ujit është thelbësor pasi ai largon toksinat e padëshiruara përveç hidratimit. Ushqimi i shëndetshëm është gjithashtu i rëndësishëm.

Përveç kësaj, sigurohuni që të vendosi në lëkurën tuaj produkte hidratuese të përshtatshme .

3 Skrabi

Skrabi punon si magji për të hequr lëkurën e thatë dhe të vdekur në çast dhe për ta bërë lëkurën tuaj të shkëlqejë. Skrabi depërton lehtë në lëkurë, duke e bërë të duket e butë, e freskët dhe e hidratuar.

4 Krijo buzëqeshje të përsosur

Në dimër, buzët tuaja kanë tendencën të thahen dhe të çahen. Për të hequr qafe lëkurën e thatë, shtrojeni lehtësisht sheqer në buzët e lagura me lëvizje rrethore.

Pas skrabit, përdorni një balsam buzësh ose krem zbutës, pasi kjo jo vetëm që do të bëjë buzët tuaja të buta, por do të bëjë që buzët të duken pak më të plota.

5 Flini gjumë mjaftueshëm

Fjetja është një nga shpërblimet më të mira që mund t’i jepni lëkurës tuaj. Gjatë ciklit tuaj të gjumit, trupi riparon lëkurën tuaj. Frymëmarrje e thellë dhe meditim është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e pastrimit të lëkurës.

Article Logic
Execution time: 0.0016181468963623