INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 fraza që nuk duhet t'i thoni kurrë një mashkulli që në takimin e parë

6 fraza që nuk duhet t'i thoni kurrë një mashkulli që në takimin e parë

Publikuar më: 17:20 20-09-2017

Fjalët vlejnë, zgjidhini ato me kujdes!

Për të gjithë femrat “single” që janë duke kërkuar mashkullin e tyre ideal, takimet e para janë një prioritet. E dini mirë se ju jepet vetëm një mundësi të lini një përshtypje të mirë, kështuqë duhet të jepni më të mirën. Kjo është mundësia juaj për të qënë tërheqëse, provokuese, interesante dhe të keni një prezencë të tillë që të bëni mashkullin me të cilin jeni afër të ndihet rehat me ju.
Për këtë ne ju këshillojmë 6 fraza të cilat duhet t’i shmangni (si dhe arsyen pse është më mirë kështu):

Jam shumë e zënë
Kur i thoni një mashkulli sat ë zëna jeni me punë dhe sa e ngarkuar është jeta juaj e përditshme do e lini të nënkuptojë se nuk keni kohë për të dhe planet që mund të bëni bashkë do anulohen në minutën e fundit.
Nuk ka rëndësi sa axhendë të ngjeshur që keni, nëse doni të gjeni dashurinë, duhet të gjeni dhe kohën për të.

Jam person i pavaruar dhe mund t’ia dal mbanë vetë
Nëse një mashkull e dëgjon këtë nga një femër, ai do të mendojë se nuk keni realisht nevojë për një mashkull. Edhe pse kjo mund të jetë e vërtetë, është një shenjë e keqe. Pse? Sepse një mashkull I mirë dëshiron të ndihmojë partneren e tij. Ai do të ndiejë që e dashura e tij ka nevojë për të dhe anasjelltas.

Çfarë makine ke?
Nëse bëni këtë pyetje, dijeni se e vetmja gjë që do hamendësojë është se jeni materialiste dhe e vetmja gjë që ju intereson është sa plot e ka xhepin. Edhe pse në të vërtetë mund të jeni e apasionuar pas makinave, në takimin e parë më mirë evitojeni këtë pyetje.

Ishi im ishte një zgjedhje e gabuar
E kuptojmë që pas disa gotash dhe bisedash, tashmë ndiheni më rehat me njëri-tjetri dhe filloni të flisni më shumë për jetën tuaj private, deri në momentin që ju përmendni ishin tuaj. Kjo I jep një sinjal atij se nuk e keni harruar ende dhe po përpiqeni ta zëvendësoni me mashkullin e rradhës.
Sigurisht që nuk është e gabuar të flisni me të dashurin e ardhshëm për lidhjet tuaja në të kaluarën, por takimet e para janë bërë thjesht për ju, jo për persona të tjerë.

E urrej punën që bëj
Nëse filloni të ankoheni për punën që në takimin e parë, dijeni se nuk do jepni një përshtypje të mirë. Përpiquni të jeni më pozitive. Nëse urreni punën, ok, keni plotësisht të drejtë, por këtë herë gjeni anët pozitive për të folur.

Çfarë dite e lodhshme, jam e rraskapitur
Me mirë e kishit anuluar takimin se sa të filloni të ankoheni sërish. Meshkujt nuk janë terapistët tuaj që ne takimin e parë. Ata duan t’ju njohin dhe të kalojnë një kohë të mirë me ju. Shijoni momentin!

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773