INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘700 euro nata në hotel’, PD tregon arsyet pse Rama nuk e shkarkon Gjonajn

‘700 euro nata në hotel’, PD tregon arsyet pse Rama nuk e shkarkon Gjonajn

Publikuar më: 13:43 26-08-2019

Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Oriola Pampuri tregoi arsyet pse kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon ministren Etilda Gjonaj për shumat e larta të parave për qëndrimet në hotelet jashtë vendit. “Në një vend normal, ku kryeministri nuk ka prioritet të vjedhë popullin e të pasurohet për vete, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të ishte shkarkuar sot. Media zbuloi se ministrja e vendit më të varfër të Europës, ka firmosur fatura hoteli 700 euro nata”, tha Pampuri.

Ish-deputetja tregoi se Gjonaj nuk është e vetmja që shpenzon para për luks. “Në këtë shpërdorim dhe jetë luksi me paratë e shqiptarëve, Etilda Gjonaj nuk ështe e vetme. Modeli i saj është kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili, njësoj si ajo gënjeu, po dje, për pushimet jashtë vendit dhe jetën e tij luksoze në një vilë të paktën 2 milionë euro, që nuk justifikohet nga pasuria e deklaruar prej tij”, u shpreh ajo, duke vijuar se, “Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve, është standardi i qeverisjes së tij. Ai vetë është grabitësi kryesor i parave dhe pasurive publike, bashkë me ministrat e tij, një grusht oligarkësh dhe kriminelësh”.

Article Logic
Execution time: 0.0031769275665283