INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në Britani 2 në 3 fëmijë jetojnë në zonat tejet të ndotura[VIDEO]

Publikuar më: 15:40 27-12-2017

Ndotja e ajrit nuk është më vetëm problem në vendet e varfra apo ato në zhvillim. Së fundmi një raport flet se miliona fëmijë në Britaninë e Madhe po jetojnë në zona ku janë regjistruar nivele të larta ndotjeje, jo pak po 2 në 3 fëmijë jetojnë pranë zonave tejet të ndotura. 8.3 milion fëmijë britanikë nën 18 vjeç, sipas ekspertëve jetojnë në zona ku nivelet e dioksidit të nitrogjenit tejkalojnë normat. Një shifër tjetër e fortë është dhe ajo që 2.5 milion fëmijë nën pesë vjeç kanë lindur dhe po rriten në këto zona me ajër të ndotur. 

Ajri i ndotur është alarmat thuajse në të gjitha qytetet, po në Londër dhe në rrethinat e saj ajo arrin maksimumin. Në këto kushte qeveria ka vendosur të alokojë 3.5 miliardë dollarësh për të ndihmuar autoritetet lokale të trajtojnë cilësinë e ajrit duke përfshirë përmirësimin e transportit publik dhe dhënien fund të përdorimit të automjeteve të vjetra të benzinës dhe naftës deri në vitin 2040. Është verifikuar se pjesa më e madhe e ndotjes vjen nga transporti rrugor dhe automjetet veçanërisht me naftë. Ndotja e ajrit shkakton rreth 40.000 vdekje të parakohshme në vit në Britani të Madhe dhe lidhet me problemet shëndetësore nga fëmijë që lindin me çrregullime të ndryshme, rritjen e të prekurve me probleme në zemër, ata me tumore deri në sëmundjet mendore.
Shkencëtarët thonë se grupet më me risk janë ata me gjak të tipit A, B ose AB, pasi kanë më shumë shanse të pësojnë atak në zemër gjatë episodeve të ndotjes së lartë të ajrit në krahasim me ata me tipin O.

Article Logic
Execution time: 0.0033950805664062