INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
80% e ushqimeve të dëmshme për qytetarët! Rama sulmon komentuesit [FOTO]

80% e ushqimeve të dëmshme për qytetarët! Rama sulmon komentuesit [FOTO]

Publikuar më: 09:39 01-05-2018

Edi Rama gjithnjë i përgjigjet komentuesve në rrjetin social facebook. Komentet më pikante kanë marrë përgjigjen direkte të shefit të qeverisë. Mbase përgjigjja e Kryeministrit ndaj komentuesve në rrjet është arsyeja që në çdo publikim të tij qytetarët janë shumë aktivë, duke paraqitur dhe problematikat e tyre. Ballafaqimi i fundit mes një qytetari dhe kryeministrit ka qenë siguria ushqimore, një çështje kjo delikate dhe gjithnjë e debatuar në vend. Ja çfarë i shkruan komentuesi shefit të qeverisë.
Komentuesi:
“Z kryeministër, nëse do të fitosh pikë në sytë e popullit duke parë dhe situatën aktuale ju rekomandoj me modesti të kërkoni urgjentisht nga hallkat e kontrollit ushqimor të sigurojnë cilësinë e produkteve që konsumohen pa përjashtim sepse ndodhemi përpara një fakti të akumuluar prej vitesh ku mund të pohojmë pa kundërshti se pothuajse 80% e produkteve të shportës janë abuzive dhe jashtëzakonisht të dëmshme për shëndetin.
Ky është një front lufte i paprecedent që i është imponuar popullit nga një grusht njerëzish me interesa thjesht të cekëta financiare dhe jo vetëm sepse iu ka shkuar për shtat dhe atyre që duan ti shikojnë shqiptarët të deformuar gjenetikisht dhe ti pakësojnë në shtesë natyrore.
Shpresoj ta lexoni mesazhin sepse nuk është një kërkese personale, përkundrazi është një kërkese jetike e përditshmërisë së popullit të thjeshtë. Uroj që të bëheni sa me i ndjeshëm ndaj këtij problemi. Ju uroj gjithë të mirat”.
Ky koment ka qenë i vetmi që ka marrë përgjigjen e Kryeministrit në këtë publikim. Duke e konsideruar të pavërtetë shifrën e komentuesit, shefi i qeverisë jep garancinë e tij se po punohet çdo ditë në këtë drejtim.
Edi Rama:
“Nuk e di ku e keni nxjerrë ju këtë shifër po ju siguroj se është e pavërtetë, ndërkohë që beteja për sigurinë ushqimore bëhet përditë dhe si kurrë më parë! Natyrisht ka shumë vështirësi po rezultatet nuk mungojnë aspak”.

rama-replike.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0033087730407715