INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘A do t’i propozosh martesë Selena-s’? Reagimi i Justin-it është ai që do të donte të shihte çdo femër [VIDEO]

‘A do t’i propozosh martesë Selena-s’? Reagimi i Justin-it është ai që do të donte të shihte çdo femër [VIDEO]

Publikuar më: 12:56 07-12-2017

Ata vazhdojnë të jenë prej kohësh çifti më i dashur në showbiz.

Edhe pse qëndruan të ndarë për një kohë të gjatë, Selena Gomez dhe Justin Bieber duket se janë bërë për njëri-tjetrin sepse janë rikthyer sërish bashkë. Këtë herë ata kanë zgjedhur të qëndrojnë më të rezervuar sa i përket jetës së tyre private. Megjithatë  nuk i shpëtojnë dot vëmëndjes së gazetarëve. Në një situatë paksa të sikletshme është vënë së fundmi edhe këngëtari i cili teksa  ishte drejtuar për tek makina e tij, një gazetar i TMZ i ka bërë pyetjen që të gjithë prisnin:

 “Justin, a do t’i propozosh Selena-s për martesë?”- u pyet ai.

Edhe pse Justin nuk dha ndonjë përgjigje konkrete, shprehja e tij e fytyrës i tha të gjitha.  Një buzëqeshje titpike e atyre që janë të dashuruar kokë e këmbë.

 “E shoh atë buzëqeshje! Ju jeni vërtetë një çift i bukur”, ishte përgjigjia e gazetarit.

Article Logic
Execution time: 0.0039598941802979