INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e dini cilat janë 15 sportet më të preferuara në botë?

A e dini cilat janë 15 sportet më të preferuara në botë?

Publikuar më: 19:16 13-02-2018

Studime të shumta janë bërë nga ekspertë dhe gazetarë sportivë për të përcaktuar se cilat janë sportet më të preferuara në botë.

Kriteri i vetëm që përcakton se cilat janë sportet më të preferuara në botë nuk është vetëm ndjekshmëria dhe audienca masive. Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008 shënuan një nivel të lartë ndjekshmërie, 1 miliardë shikues kanë ndjekur zhvillimin e lojërave gjatë fazave të ndryshme.

Sipas ekspertëve ndjekshmëria nuk është faktori kyç i cili mund të përcaktojë se sa të preferuara janë disa sporte. Renditja e 15 sporteve më të preferuara në botë është bërë në bazë të disa kritereve të caktuara si audienca globale, numri shikuesve në televizione, ligat profesionale të sporteve të ndryshme, të drejtat e transmetimit televiziv te kompeticioneve sportive, pagat mesatare të sportistëve profesionistë, prania e medieve sociale, rëndësia e titujve të sportit, relevanca gjatë vitit, dominimi rajonal, barazia gjinore dhe shpërndarja për publikun në mbarë botën.

Në bazë të këtyre kritereve është bërë edhe renditja e sporteve më të preferuara në rang botëror:

  1. Futbolli
  2. Basketbolli
  3. Kriketi
  4. Tenisi
  5. Atletika
  6. Regbi
  7. Formula 1
  8. Boksi
  9. Hokej në akull
  10. Volejbolli
  11. Golfi
  12. Bejsbolli
  13. Futbolli amerikan
  14. MMA (Artet Marciale të Miksuara)
  15. Moto GP
Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656