INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është më mirë të punosh më gjatë?! Ja çfarë thotë studimi sindikalist në Britani

A është më mirë të punosh më gjatë?! Ja çfarë thotë studimi sindikalist në Britani

Publikuar më: 13:25 18-04-2019

Një nga pyetjet që na mundon është a marrim më shumë rezultate nëse punojmë më gjatë? Sipas një studimi të kryer nga kongresi britanik i sindikatave përgjigjja është JO, pasi sa më shumë të punosh aq më shumë ulet produktiviteti.

Duke krahasuar të dhënat nga ekonomitë e konsoliduara të Bashkimit Evropian në 2018, studimi doli në përfundimin se ndërsa punonjësit me kohë të plotë në Britaninë e Madhe, kishin javën më të gjatë të punës, ata ishin punonjësit me më pak produktivët.

Produktiviteti është matur bazuar në GDP-në për orë të vendit. Ndërkohë në analizë u morën dhe punonjësit në Itali. Italianët renditen të dytët, bashkë me holandezët dhe belgët për orët më të pakta të punës në Europë.

Punonjësit me kohë të plotë në BE, që kryejnë mesatarisht 40.2 orë punë në javë, kanë pasur një produktivitet prej 91.4%.

Italianët punojnë mesatarisht 39 orë në javë dhe janë vetëm 0.8% më pak produktiv se mesatarja e Evropës. Për sindikalistët britanikë, kultura e orëve të gjata të punës, nuk është diçka me të cilën mund të krenohesh. Kjo sipas tyre do të thotë, t’u rrëmbesh punëtorëve një jetë të denjë familjare dhe kohën me të dashurit e tyre. Vende të tjera kanë treguar se reduktimi i orëve të punës nuk është i mirë vetëm për punonjësit, por mund të rrisë edhe produktivitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488