INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A janë shkatërruar grupet kriminale? Rama thotë...

A janë shkatërruar grupet kriminale? Rama thotë...

Publikuar më: 11:01 22-10-2017

Rama ka folur në konferencën e Ministrisë së Brendshme dhe për grupet kriminale. Sipas tij ato janë shkatërruar dyfish në 2013, por ka akoma që duhet të jenë pas hekurave. Policia mbulon sot të gjithë terrorin e vendit.

“Nuk kemi refuzuar të shohim në sy në këtë luftë me kanabisin kemi një situatë që kërkon një operacion të pamëshirshëm brenda radhëve të policisë, pasi është e qartë, se krimi ka arritur të korruptojë punonjës policie. Unë i përshëndes dhe i inkurajoj masat radikale. Nëse sot policia zbulon parcelë me kanabis në Rinas, i gjithë zinxhirë duhet të shkarkohet dhe largohet. E pamundur të justifikohet një prani e tillë. Goditje finale grupeve kriminale, mbyllja me forcë e një tregu qindra miliona euro shumë tërheqës. Këta nuk do rrinë të thotë se fitoi Skënderbeu, se larg qoftë më mërzitet Braçe, apo humbet Skënderbeu. Faza e dytë për t’i shkuar pas jo më rrënjëve dhe parcela, por rrjeteve dhe pasurive është operacionale dhe do të vazhdojë kundër elementëve të inkriminuar në policinë e shtetit. Nuk do të shpëtojë asnjë që gjithë jetën ka punuar në polici dhe ka pasuri të pajustifikuar. Vettingu në policinë e shtetit është për të ndarë të njomët dhe të thatët, shapin nga sheqeri. Ata që i dalin përballë dhe ata që i shkelin syrin pas shpine. Nuk do të ketë drejtues policie që nuk do të kalojë testin e FBI,” theksoi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0030779838562012