INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka dhënë dorëheqjen? Flet vetë Haki Çako: Ju tregoj si qëndron e vërteta

A ka dhënë dorëheqjen? Flet vetë Haki Çako: Ju tregoj si qëndron e vërteta

Publikuar më: 23:02 19-10-2017

Mbrëmjen e sotme u raportua në pjesën më të madhe të mediave online se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë dorëheqjen. Ishte i ftuari i Blendi Fevziut, Lorenc Vangjeli, ai që mohoi i pari këtë lajm dhe më pas ka folur vetëm Haki Çako.
I kontaktuar nga News 24 dhe BalkanWeb, Haki Çako thotë se s’ka vendosur të zyrtarizojë largimin e tij nga policia ditën e nesërme, siç thuhet në media
“Jam në krye të detyrë, lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta. Janë intriga që kanë vijuar gjatë gjithë ditës”,- ka thënë Çako.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613