INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka lidhje mes gjinisë dhe inteligjencës? Ja çfarë ka zbuluar studimi në SHBA

A ka lidhje mes gjinisë dhe inteligjencës? Ja çfarë ka zbuluar studimi në SHBA

Publikuar më: 15:32 22-07-2019

Së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë një studim me synimin zbulimin e lidhjeve mes gjinisë dhe inteligjencës. "Gjatë viteve të fundit, grave në Shtetet e Bashkuara u është dashur të përshkrojnë një rrugë të gjatë për të luftuar disa stereotipe të krijuara në shekuj mbi bazën gjinore, por disa të tjera vazhdojnë të jenë të ngulitura thellë, në këtë përfundim arrin një studim i botuar këtë javë në Revistën “Psikologu Amerikan” të Shoqatës Amerikane të Psikologjisë që është cituar nga “Zëri i Amerikës”.

Studjuesit kanë analizuar 16 sondazhe të opinionit publik për më shumë se 30 mijë vetë të rritur në Shtetet e Bashkuara nga viti 1946 deri në vitin 2018, për të përcaktuar ndryshimin e qëndrimeve në lidhje me pikat e forta dhe dobësitë e burrave dhe grave.

Në 62 vitet e fundit, përqindja e të anketuarve që mendonin se burrat dhe gratë ishin njësoj inteligjente u rritën nga 35 për qind, në 86 për qind. Kishte gjithashtu një zhvendosje të theksuar mes atyre që mendonin se kishte një ndryshim midis gjinive. Në vitin 1946, një numër më i madh të anketuarish mendonin se burrat ishin më inteligjentë se gratë. Në vitin 2018, kishte një numër më të madh të anketuarish që mendonin se gratë janë më kompetente sesa burrat.

Studimi u bazua në shqyrtimin e tre tipareve: aftësia ku përfshihet inteligjenca dhe kreativiteti, komunikimi në nivel shpirtëror, ku hyjnë tipare si dhembshuria dhe ndjeshmëria dhe aftësia për të patur ndikim ku përfshihen karakteristika si ambicia dhe agresiviteti.

Por, autorja kryesore e studimit, psikologia e njohur amerikane e Universitetit Northëestern, Alice Eagly, tha se "meshkujt ende konsiderohen si më ambiciozë, agresivë dhe me më tepër aftësi vendimmarrëse sesa gratë. Ky stereotip nuk ka ndryshuar ndjeshëm që nga vitet 1940".

Mungesa e ndryshimit në perceptimin e aftësisë për vendimmarrje, thuhet në studim, i vë gratë në një disavantazh të qartë kur bëhet fjalë për pozita udhëheqëse në vendin e punës dhe në komunitet.

"Kur gratë filluan të bëhen pjesë e fuqisë punëtore në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga vitet '60 dhe '70, ato tentonin të hynin në role dhe profesione të caktuara që lidheshin më shumë me aftësitë e tyre sociale dhe që japin gjithashtu kontribute shoqërore: si mësuese, infermiere, shërbim ndaj klientit", thuhet në studim. "Detyra të tilla kërkojnë kompetencë, por punonjësit ambiciozë i shmangin ato, sepse ato rrallë të lejojnë të avancosh më tej".

Studjuesja Eagly thotë se zbulimi mbi aftësitë për vendimarrje tregon një prirje për të qenë të nënshtruara.

Article Logic
Execution time: 0.003136157989502