Nga Ida Nurçe
Njashtu me durt t’lidhuna,
Me njani- tjetrin,
Me dal me vrapu anekand
Tuj kqyr per t’bukren han?!
A kishe mujt,
Me u ba dora e ngrohte,
Me m’ngrit kur t’pengohem,
Tuj vrapu?
A kishe mujt me qendru i forte,
Deri n’fund...
Deri n’at moment,
Kur drit e hanes t’bije mbi ne?
Une kisha mujt...
Kisha mujt me vrpau pa ndal,
Me e kerku t’bukren han,
Me ia shiku synin,
E nese s’do e gjeja,
Do vrapoja serish,
Por vec me nji kusht
Me t’pas ty, per me u mbshtet!
Falenderojmë Ida Nurçe për shkrimin e publikuar në intv.al.