INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A rrezikon të mbyllet në shtator Universiteti i Tiranës? Ministrja Nikolla përgjigjet kështu

A rrezikon të mbyllet në shtator Universiteti i Tiranës? Ministrja Nikolla përgjigjet kështu

Publikuar më: 23:24 19-02-2018


Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka folur rreth problematikave shumë të diskutuara të ditëve të fundit atë të Universitetit të Tiranës. E ftuar në studion e emisinit “Tonight” në Ora News ministrja është pyetur nga gazetarja nëse rrezikon vërtet të mbyllet Universiteti i Tiranës, sipas zërave të pedagogëve.


Ndërsa ministrja u përgjigj duke thënë se është duke e ndjekur me shqetësim situatën dhe theksoi se zërat për mbyllje të universitetit nuk janë të vërteta.
“Nuk e di se me kë pedagog ke folur, por unë e ka ndjekur me shetësim. Të ndikuar nga politika pedagogët flasin sipas bindjeve. Ndërkohë më lejoni tu them, po unë jam njohur me shqetësimet. Në një periudhë të caktuar u largova nga Ministria dhe kur u ktheva ish-minitrja më kishte lënë një dosje një letër këmbim me shumë shkresa të Bordit dhe Rektorit. Rektori i kërkonte ministres teknike zgjedhjen së një kancelari prej saj. Duhet përmendur që Universiteti ndryshe nga të tjerët mazhorancën në bord e ka të zgjedhur nga Universiteti”, është shprehur Nikolla. Ministra tha ndër të tjera se është e gatshme të takojë pedagogët e forumit të cilët javën e kaluar kërcënuan me greve.

Nikolla tha se nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga pedagogët, por është gati të ndajë me ta të gjitha shqetësimet.
“Deri në momentin që unë erdha në studion tuaj nuk kam asnjëgjë të shkruar apo kërkesë apo email apo në rrugë të tjera nga profesorët e forumit, si me letër të dërguar si pa letër të dërguar, unë jam e gatshme për ti takuar dhe për të ndarë me ta të gjitha shqetësimet.”, u shpreh Nikolla.
Nikolla u pyet nëse do të merrte masa për shkarimin e Rektorit Mynyr Koni, pas përplasjes së këtij të fundit me dekanët. Sakaq, ministrja u përgjig se nëse do ti kërkohej do të zbatonte pikën 7.

Pjesë nga intervista:

Tare: A duhet të shkarkohet Rektori? Do e kërkonit një gjë të tillë?

Nikolla: Të zbatosh pikën 7.

Tare: Do e zbatonit?

Nikolla: Një gjë të tillë e kërkon pika 7. Po patjetër nëse e kërkon Kushtetuta. Unë jam ministrja e Arsimit që ka kërkuar shkarkimin e dy rektorëve mandatin e shkuar.

Article Logic
Execution time: 0.0041460990905762