INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adoleshentet që mbajnë dieta të prirura drejt cigares …

Adoleshentet që mbajnë dieta të prirura drejt cigares …

Publikuar më: 17:14 11-06-2018

Kohët e fundit dietat janë shndërruar në një trend të cilat pjesa më e madhe e njerëzve ka nisur t’i përdorë, pavarsisht moshës.

Kilet e tepërta duket se mundojnë edhe më shumë vajzat ndonëse shumë herë vihet në rrezik shëndeti i tyre.

Një studim i fundit nënvizon se vajzat adoleshente të cilat ndjekin një dietë të caktuar janë më të prirura të shkojnë në festa, të nisin cigaren apo edhe alkoolin.

Kërkimi i realizuar nga një grup ekspertësh nga Universiteti Waterloo në Kanada zbuloi se duke tentuar të humbin kile vajzat drejtohen drejt sjelljeve që në fakt i dëmtojnë edhe më shumë.

Studimi vërtetoi se duke mos u ndier mirë me trupin e tyre vajzat nisin të anashkalojnë vaktet.

Ekipi studiesve ekzaminoi të dhënat e më shumë se 3300 vajzave të shkollës së mesme.

Amanda Raffoul, një nga udhëheqëset e kërkimit u shpreh se dietat dhe sjelljet e rrezikshme lidhen me shumë faktorë dhe një prej tyre është pikërisht imazhi që kanë për veten.

Dhe pikërisht lidhja mes dietës dhe filimit të duhanit apo alkolit është shqetësuese pasi rreth 70 % e vajzave raportuan se kishin provuar të paktën një herë të mbanin dietë.

Doktoresha nënvizoi se vajzat nuk duhet të nxiten të humbin peshë pasi më pas përballen edhe me probleme më të mëdha.

Ajo bëri thirrje që të gjithë të përqëndrohemi në një kuptim më të gjerë të shëndetit sesa peshën ta shohim si një tregues të shëndetit.

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562