INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adoleshentët që qëndrojnë gjatë para TV ushqehen keq, 1/3 fëmijëve obezë

Adoleshentët që qëndrojnë gjatë para TV ushqehen keq, 1/3 fëmijëve obezë

Publikuar më: 16:30 16-01-2018


Adoleshentët që qëndrojnë më shumë kohë para televizorit konsumojnë më shumë ushqim të shpejtë dhe jo të shëndetshëm deklaron një studim i fundit.

Ekspertët e ekipit të kërkimi të kanceri në Mbretërinë e Bashkuar raportuan se fëmijët që shikojnë më shumë se 3 orë në ditë televizor konsumojnë një sasi më të lartë të ushqimeve jo të shëndetshëm si çipsa biskota, çokollata dhe pije me gazë në krahasim me fëmijët që shohin më pak.

Të dhënat tregojnë se këta fëmijë konsumojnë 500 herë më shumë ushqime të tilla se fëmijët që kalojnë më pak kohë para televizorit.

Konsumimi i ushqimeve të tilla ka rritur dhe numrin e fëmijëve obez në UK, ku 1 në 3 adoleshentë vuan nga mbipesha.

Studiuesit i kanë konsideruar shqetësuese këto të dhëna pasi mbipesha po bëhet shkaktar që shumë fëmijë të vuajnë nga diabeti dhe zemra.

Studimi u bazua në një sondazh të YouGov, i cili pyeti 3,348 të rinj të moshave 11 deri 19 për zakonet e tyre të shikimit televiziv dhe dietën ushqimore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602