INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Afrohen zgjedhjet, APP ka një njoftim për bashkitë: Asnjë tender nga 1 qershori!

Afrohen zgjedhjet, APP ka një njoftim për bashkitë: Asnjë tender nga 1 qershori!

Publikuar më: 14:33 15-05-2019

Teksa ka mbetur edhe një muaj e gjysmë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Agjencia e Prokurimit Publik u ka komunikuar bashkive vendimin e qeverisë të pak ditëve më parë për të mos shpallur asnjë procedurë prokurimi nga fillimi i muajit qershor deri në datën e zgjedhjeve. Ky duket si një mekanizëm për të ndalur tenderët potencialë, me të cilët edhe mund të abuzohet nga ana e krerëve të bashkive aktuale. Njësive të vetëqeverisjes vendore iu është lënë mundësia që të prokurojnë vetëm ato procedura që kanë në objekt produktet ushqimore.

Tri ditë më parë qeveria mori dy vendime të rëndësishme, që kishin lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Qeveria miratoi një plan të gjerë masash, që kanë për qëllim ndalimin e përdorimit të administratës në zgjedhjet vendore, si dhe pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritet kontraktore në varësi të tyre.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0069458484649658
    array(1) { ["section"]=> string(83) "afrohen-zgjedhjet-app-ka-nje-njoftim-per-bashkite-asnje-tender-nga-1-qershori-93865" }