INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti në Shkodër, drejtuesi i fuoristradës element i njohur për policinë

Aksidenti në Shkodër, drejtuesi i fuoristradës element i njohur për policinë

Publikuar më: 14:01 19-02-2018

Detaje të tjera zbulohen rreth personave të përfshirë mbrëmjen e djeshme në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Velipojë, ku humbi jetën babai së bashku me dy fëmijët, ndërsa bashkëshortja dhe vajza tjetër janë në gjendje të rëndë për jetën.

Në aksident u përfshi një Fuoristradë dhe makina ‘Alpha Romeo’ e cila i përkiste familjes Preka.

Fuoristrada drejtohej nga Sokol Mujaj i cili mësohet se ka qënë edhe më parë i dënuar për trafik armësh dhe raketash.

Ai u arrestua në Mal të Zi së bashku me disa persona të tjerë.

Mujaj u dënua nga Gjykata Krimeve të Rënda në Shqipëri  me 8 vite burg në vitin 2004, por në vitin 2010 përfitoi nga amnistia dhe iu falën 2 vite.

Article Logic
Execution time: 0.0062761306762695