INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti tragjik në hyrje të Kavajës, ndërron jetë dhe shoferi i makinës[FOTO]

Aksidenti tragjik në hyrje të Kavajës, ndërron jetë dhe shoferi i makinës[FOTO]

Publikuar më: 09:17 15-05-2019

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ndodhi një aksident tragjik. Për pasojë një grua këmbësore dhe një nga pasagjerët ndërruan jetë në vend. Ndërsa sot në orët e para të mëngjesit mbylli sytë në spital dhe drejtuesi i makinës. 

Viktima e tretë ishte 24 vjeçari Vilson Cara. Sipas policisë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ me targe AA 615 VO që për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti çka ka sjellë vdekjen e tij si dhe të dy personave të tjerë.

Kujtojmë këtu se një mbrëmje më parë humbën jetën Gentja Belba, 23 vjeç dhe Lumturie Demrozi 46 vjeç, e cila po kalonte rrugën me vajzat e saj.

vils.jpg

Në foto: Vilson Cara

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822