INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuza për lidhje me rusët, Basha: Mund të hedhim në gjyq revistën amerikane, ju tregoj lidhjet e Ramës me rusët

Akuza për lidhje me rusët, Basha: Mund të hedhim në gjyq revistën amerikane, ju tregoj lidhjet e Ramës me rusët

Publikuar më: 22:58 08-03-2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë intervistës së mbrëmjes së sotme në “Opinion” tha se ekspertët ligjore brenda PD-së po studiojnë mundësinë për të hedhur në gjyq revistën amerikane “Mother Jones”, për prishje imazhi.

Revista investigative amerikane “Mother Jones”, shkroi një artikull mbi historinë e lobimit të Partisë Demokratike në Shqipëri, para zgjedhjeve të vitit të kaluar. Në artikull autorët kanë shkruar mbi ndikimin rus, që sipas tyre, qëndron pas mbështetjes së ardhur nga segmente amerikane për PD e drejtuar nga Lulzim Basha.

“Ne u kemi paguar lobuesve në SHBA vetëm 125 mijë dollarë. Pagesat janë bërë dy herë nga 50 mijë dhe një herë 25 mijë dollarë”, tha Basha.

“Mother Jones” thotë që ka marrë 650 mijë dollarë? Ne kemi paguar vetëm 125 mijë dollarë, nuk kemi bërë asnjë pagesë 500 mijë dollarëshe. PD ka deklaruar ato që ka shpenzuar dhe ka shpenzuar ato që ka deklaruar. Shkrimi është i mbushur me insinuata”, u shpreh ndër të tjera kreu i demokratëve.

Basha ka deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama është takuar me themeluesin e kompanisë e cila është në listën e zezë të SHBA-ve.

“Ka paguar kompaninë ruse të naftës Gunvor, të Genard Timcenko në listën e zezë të amerikanëve. Kompania donte të merrte Alpetrolin. Në tetor të 2016-ës është takuar me kompaninë ruse”, deklaroi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038402080535889