INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat për trafik droge.Valdrin Pjetri dorëhiqet nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës: E vërteta...

Akuzat për trafik droge.Valdrin Pjetri dorëhiqet nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës: E vërteta...

Publikuar më: 15:27 15-08-2019

Dorëhiqet nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës Valdrin Pjetri pas akuzave të PD se ka qënë i dënuar në Itali për trafik droge.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Pjetri njofton se ka vendosur të marrë një vendim të tillë derisa të dalë e vërteta ligjore lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Ai shprehet se kjo ngjarje banale e ndodhur 17 vite më parë është nxjerrë nga konteksti.

“Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor. Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër” shkruan Pjetri, për të cilin Rama u shpreh se I ka rrugët e ndara me PS deri kur të zbardhet e vërteta.

Tashmë Shkodra duket se po shkon drejt zgjedhjeve të reja, edhe pse situata është komplekse, pasi presidenti dhe opozita nuk e njohin 30 qershorin. Kreu i shtetit ka dekretuar 13 tetorin, ndërsa PD nuk do marrë pjesë.

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148