INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm për bombë në Vlorë, ngrihet në këmbë Policia

Alarm për bombë në Vlorë, ngrihet në këmbë Policia

Publikuar më: 20:42 15-12-2017

Një alarm për eksploziv ka ngritur në këmbë gjithë policinë e Vlorës. Drejtuesi i një automjeti në qytetin e Vlorës ka dhënë alarmin se është vendosur eksploziv. Automjeti që dyshohet se i është vendosur lënda shpërthyese është me targa AA 233 OX.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së quajtur “Uji i Ftohtë”. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po ushtrojnë kontrolle për të konstatuar nëse kemi të bëjmë vërtetë me vendosje eksplozivi apo me një alarm të rremë.

Article Logic
Execution time: 0.0029590129852295