INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarm! Shqiptarët të parët në rajon për vdekjet nga dy lloje kancerash[VIDEO]

Publikuar më: 12:13 20-12-2017

Sëmundjet kancerogjene nuk ndalen, ato dita ditës po shtohen dhe po marrin shumë jetë njerëzish. Edhe në vendin tonë shifrat janë të frikshme, pasi dy prej llojeve ai i trurit dhe prostatës po shoqërohen me humbje të mëdha jetësh, aq sa renditemi të parët në rajon. Sipas OBSH, në Shqipëri vdekjet nga kanceri i sistemit nervor dhe trurit rezultojnë 7.2 për 100 mijë banorë, pas vendit tonë renditet Bosnja me 7.1 vdekje në 100 mijë banorë. E më pak humbje jetësh ka në Maqedoni, Serbi dhe në Malin e Zi. Kanceri i dytë që po “vret” më shumë shqiptarët se në të gjitha vendet e rajonit është kanceri i prostatës. Ky lloj kanceri prek meshkujt. Në vendin tonë në 2016-n numri i vdekjeve në 100 mijë ishte 9.3 dhe më të ulëtin në rajon e kishte Bosnja me 7.8 vdekje.

Gjithësesi kanceri i mushkrive është më vrastari në rajon. Po për fat vendi ynë ka numrin më të ulët të vdekjeve në rajon me 27.3 për 100 mijë banorë, rekordin e mban Mali i Zi, me 42.4 vdekje për 100 mijë banorë. Edhe numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në Shqipëri 2016-n ishte më i ulëti në rajon, ku për 100 banorë, 6.5 gra kanë humbur jetën e më keq në rajon paraqitete Bosnja me 10.2 vdekje për 100 mijë banorë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021309852600098