INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm te Juventusi, futbollisti kyç i skuadrës dëmtohet, mund të humbasë edhe ndeshjen me Milanin

Alarm te Juventusi, futbollisti kyç i skuadrës dëmtohet, mund të humbasë edhe ndeshjen me Milanin

Publikuar më: 13:42 11-01-2019

Juventus nuk do të ketë në dispozicion Mario Mandzukic në startin e fazës së dytë të kampionatit.

Sulmuesi kroat pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë gjatë seancës stërvitore.

Nuk është bërë ende e njohur shkalla e dëmtimit, por futbollisti do të humbasë me siguri ndeshjen e ardhshme në Kupën e Italisë me Bolonjën dhe është në dyshim të fortë edhe për finalen e Superkupës italiane të mërkurën.

Manxukiç është mjaft i rëndësishëm në formacionin e Allegrit, i cili e kombinon atë me Dybala dhe Ronaldo në pjesën ofensive, por tani do t’i duhet të ndryshojë skemën e tij sulmuese.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029380321502686