INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm/Zbuloni vendet që rrezikojnë të ''zhduken'' mes tyre dhe Butrinti

Alarm/Zbuloni vendet që rrezikojnë të ''zhduken'' mes tyre dhe Butrinti

Publikuar më: 10:33 06-12-2018

Nature Research ka analizuar situatën në disa nga vendet që janë të mbrojtura nga UNESCO dhe rezultatet janë vërtet alarmante për 10 vende të presupozuara të mbrojtura. Shkak kryesor është rritja e nivelit të detit. Në këtë listë është renditur dhe qyteti antik i Butrintit. Sipas ekspertëve, Butrinti është në rrezik të moderuar si nga përmbytjet, ashtu edhe nga erozioni, me 1.6 milionë deri në 1.8 milionë stuhi të parashikuara deri në 2100.
Por nuk është vetëm Butrinti në rrezik. Sipas kërkimit shkencor janë disa site dhe qytete të cilat rrezikojnë të zhduken përgjithmonë. Italia është ndër vendet më të prekura për sa i përket rritjes së nivelit të detit. Qyteti i Venecias, renditet ndër vendet me rrezik të lartë që preket si nga rritja e nivelit të detit ashtu edhe nga erozioni.
Zona arkeologjike e Pompeit rrezikon gjithashtu që të përmbytet në një të ardhme. Por edhe monumentet e krishtërimit në Ravena të Italisë dhe Ferrara, qyteti i rilindjes europiane. Në listën e vendeve të rrezikuara është edhe qyteti kroat i Dubrovnikut, i cili rrezikohet gjithashtu nga erozioni bregdetar.
Në rrezik përmbytje janë edhe zonat historike të Stambollit. Kostandinopoja ishte kryeqendra e Perandorisë Bizantine, si dhe kryeqyteti i Perandorisë Osmane.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0011749267578125
    array(1) { ["section"]=> string(73) "alarm-zbuloni-vendet-qe-rrezikojne-te-zhduken-mes-tyre-dhe-butrinti-80822" }