INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarmi i ekspertëve, euro në rënie nga valuta e pakontrolluar[VIDEO]

Publikuar më: 12:54 13-03-2018

Euro s’po njeh ngritje, vetëm ulje! Aq sa sot ka kulmuar me 131. 57 lekë sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, me një rënie më të madhe prej 0.26 lekësh në krahasim me ditën e hënë. Monedha e përbashkët u këmbye sot në nivelin më të ulët, që nga gushti i vitit 2009. Në rënie ka qenë edhe dollari, duke treguar për një dobësi të të gjitha valutave ndaj monedhës vendase. Një dollar u këmbye sot me 106.7 lekë, me një tkurrje prej 0.32 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme. 

Ekspertët e kanë të qartë se përse euro është në këto nivele në një kohë që kjo nuk është një periudhë kur ka hyrje të valutës nga turistët, apo nga emigrantët.
Ata venë alarmin se në treg po konstatohet një nivel i lartë valute cash i pakontrolluar, që ka rritur dukshëm ofertat në euro, por edhe në dollarë.
E një shkak tjetër edhe pse dytësor është se në datën 13 bizneset nxitojnë të paguajnë TVSH-në, pasi dita e nesërme që është afati i fundit është pushim, pasi sipërmarrësit që punojnë me valutë nxitojnë ta thyejnë atë. Ekspertët pohojnë gjithashtu se përgjithësisht këtë periudhë ka kërkesë të madhe për valutë edhe për shkak të transferimit të fitimeve nga bizneset me kapital të huaj.

Article Logic
Execution time: 0.0032069683074951