INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alban Skënderaj dhe DJ Sardi publikojnë këngën e re ''Imagjino''... thjesht fantastike [VIDEO]

Alban Skënderaj dhe DJ Sardi publikojnë këngën e re ''Imagjino''... thjesht fantastike [VIDEO]

Publikuar më: 14:26 22-04-2018

Sapo është lançuar bashkëpunimi mes kantuatorit të famshëm Alban Skënderaj dhe DJ Sardit, të cilin kishin ditë që e kishin njoftuar. “Imagjino” titullohet kënga që të dy kanë sjellë këtë të diel.

Teksti i shkruar nga Alban Skënderaj të jep përshtyjpjen në fillim që kënga i dedikohet dashurisë për partnerin, por duke humbur më tej në vargjet e këngës kupton që dashuria e artistëve mban emrin: muzikë. Pra kënga “Imagjino” është dedikim për muzikën, e cila është e pranishme gjithmonë me ne. Këtë kanë dashur edhe ata për të na thënë nëprmjet këngës së tyre. “Imagjino, sa gri do ishte jeta pa muzike”.

Një këngë shumë ritmike dhe energjike nga Alban Skendëraj dhe DJ Sardi që padyshim do të bëhet hiti i kësaj verës. Ky është bashkëpunimi i parë mes tyre, por ne shpresojmë që të mos jetë i fundit pasi bëjnë një dyshe fantastike.

Gjithashtu ajo çfarë vlen të përmendet tjetër në këtë bashkëpunim është edhe videoklipi shumë interesant me doza ‘vintage’, ku protagonistë të klipit janë bërë njerëzit më të thjeshtë duke filluar nga një punonjëse në një fast food, pastiçeri, rropaqepëse, polic, dentiste apo dhe fëmijë. Kjo e gjitha për të përçuar se muzika është aty për të gjithë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438