INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Android 8.1 sjell mjaft risi vizive

Android 8.1 sjell mjaft risi vizive

Publikuar më: 17:08 17-07-2018

Android 8.1 është versioni i fundit i sistemit operativ më popullor në botë. Ky update tani është i disponueshëm për mjaft smartphone mjaft të ndryshëm.

Për ju që do merni android 8.1 nga Samsung apo Huawei, Xiaomi, Sony etj, risitë nuk do të jenë aq të dukshme pasi modifikimi që këto kompani i bëjnë sistemit është mjaft i rëndë. Sa për ata që përdorin Google Pixel apo Android One devices, çdo gjë do të jetë e paprekur, fiks ashtu siç dizenjohet nga krijuesit origjinalë.

Risite e fundit janë më shumë vizive dhe nuk është se prekin shumë performancën e sistemit. Tanimë dropdoën menu-ja mer ngjyrën e saj në bazë të backgroundit. Kjo ndodh dhe me folderat të cilët kur i hap kanë temë të vetën. Sa për settings, ikonat janë bërë pak më elastike në pamje(nuk kanë më ato prerjet e ashpra të modelit të Google Chrome).

Tani na ngelet që të presim ardhjen e Android P që të shohim ndryshime drastike në performancë, pasi do të implementohet për herë të parë Machine Learning(programet më të frekuentuara do të hapen sapo nisni të përdorni vetë tëlefonin dhe si rrjellojë do të lançohen më shpejt).

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322