INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angela Martini zbulon dhuratën luksoze që mori pas martesës, por komenti i Ermal Mamaqit do ju shkrijë së qeshuri! [FOTO]

Angela Martini zbulon dhuratën luksoze që mori pas martesës, por komenti i Ermal Mamaqit do ju shkrijë së qeshuri! [FOTO]

Publikuar më: 21:21 15-12-2017

Si nuk i la njëherë këto!

Angela Martini na surprizoi të gjithëve para disa ditësh ku publikoi disa foto në Instagram dhe na tregoi se krejt papritur u martua me partnerin e saj, rumunin Dragos Savulevscu. Dashuria e tyra ka qenë gjithnjë e çmendur e spontane, ndaj s’kishte si të ndodhte ndryshe as me vendimin e martesës pasi çifti u martua në Las Vegas, pa bërë asnjë plan më parë, ashtu thjesht duke e menduar e realizuar në vend.
Disa ditë pas dasmës, Angela ka zbuluar në Instagram dhuratën që i bëri bashkëshorti i saj dhe bëhet fjalë për një makinë “Bentley” të zezë, por sigurisht që Ermal Mamaqi nuk mund të qëndronte pa “futur hundët” dhe pa lënë një koment për të qeshur.
“Aman mi na e lej i xhiro burrin,”-ka shkruar Ermali me humor në foton e publikuar nga Anxhela.

mamaqi.png

Article Logic
Execution time: 0.0032920837402344