INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Anketim, jo më AMERIKA ëndrra e shqiptarëve! Tani vlerësojnë më shumë një tjetër shtet…[VIDEO]

Publikuar më: 08:31 16-04-2019

Cili është shteti që shqiptarët e shohin si më të fuqishmin në botë? Të gjithë mund të mendojnë që është Amerika, por jo. Përgjigjet i jep një anketë e realizuar së fundmi nga IDRA Research që ka pasur në fokus edhe një pyetje mbi influencën që kanë vende më të rëndësishme në botë.
Sipas të dhënave, 93% e shqiptarëve mendojnë se Gjermania ka influencë pozitive, me 3 pikë më poshtë renditin SHBA-në e më pas vijnë shtetet e tjera të BE-së me 89%. Të pavendosur për rolin e Bashkimit Europian janë të paktën 6% e të anketuarave kurse ata që mendojnë që ka efekt negativ janë 5%.
Përsa i përket ndikimit negativ, shqiptarët mendojnë se vendin e parë e zë Rusia me 51%. Grupi i të pavendosurve ka qenë më i lartë ndër gjithë shtetet e tjera tek Kina, ku të paktën 54% mendojnë se ndikimi është pozitiv, 14% negativ dhe 32% janë të pavendosur.
Në anketim morën pjesë 600 persona të moshave të ndryshme dhe intervistat u realizuan me anë të metodës ballë për ballë. Marzhi i gabimit për këtë anketim është +- 4% me një interval besueshmërie 95%.

Article Logic
Execution time: 0.003173828125