INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Anketohen bizneset e ligjshme, jemi në konkurrencë të pandershme me informalët[VIDEO]

Publikuar më: 11:15 23-10-2018

Pjesa më e madhe e bizneseve të regjistruara mendojnë se konkurrohen në mënyrë të pandershme nga sipërmarrjet informale. E janë jo pak, por 70% e bizneseve formale në fushën e turizmit që thonë se ilegalët do i dëmtojnë seriozisht. Të dhënat kanë dalë nga një anketim i Këshillit të Investimeve që konfirmojnë se aktivitet informale janë të shumta dhe nuk janë konstatuar nga institucionet përgjegjëse me qëllim që të mbyllen. Sipas raportit modeli i biznesit dhe informaliteti ka specifika sipas destinacioneve. Nëse në nivel kombëtar 70% thonë se konkurrohen nga informalët, në bregdet përqindja e atyre që kanë konfirmuar këtë ulet në 68%, ndërsa 23.4% janë shprehur se nuk ndjejnë konkurrencë nga bizneset e paregjistruara. Më të prekurit me sa duket nga konkurrenca e pandershme janë bizneset në sektorin e turizmit në zonat me orientim kulturor dhe historik, pasi 90% e tyre janë shprehur se konkurrohen nga të tjerët informalë. Në prezantimin e anketës biznesi ka sqaruar se informaliteti më i madh vjen nga apartamentet apo vilat e pashitura të cilat së fundi po jepen me qira për vizitorët e huaj dhe kanë nxitur konkurrencën e pandershme. Formalizmi i sektorit sipas tyre mbetet kompleks, dhe duhet të konsiderojë jo vetëm pjesën fiskale, por edhe aspektet që lidhen me ofertën turistike.

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375