Fero dhe Arbenita Ismajli janë kthyer në kryefjalën e shoëbiz-it shqiptar dhe gjithçka prej tyre përbën interes të madh për publikun. Tashmë ata shihen kudo bashkë dhe në rrjete sociale nuk mungojnë fotot e dedikimet e shumta për njëri-tjetrin, duke i treguar botës se janë të dashuruar kokë e këmbë.
Mirëpo, fama bën të vetën dhe duket se fansat e Feros e kanë bezdisur Arbenitën. Modelja seksi publikoi ditën e djeshme disa foto nëpërmjet të cilave na tregoi se një fanse i shkruan Feros në Instagram.
“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim. Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruante Arbenita. (lexo këtu).
Vajza në fjalë, e cila vitin e kaluar ishte konkurrente në “Miss Albania 2018”, quhet Serena Sula dhe ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin e Arbenitës.
“Mendoj se çdokush ka të drejtë të bëjë një foto apo video me reperin e saj të preferuar. S’ka pse të xhelozojë apo kërcënojë.”- shprehet Serena në një postim të publikuar në instastory.
Serena qenka me të vërtetë fanse e Feros sepse ekziston dhe një foto e tyre.