INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbitri filloi të lotonte në mes të fushës, mbrojtësi i Holandës bëri gjestin që “ngrohu” zemrat e tifozëve[FOTO]

Arbitri filloi të lotonte në mes të fushës, mbrojtësi i Holandës bëri gjestin që “ngrohu” zemrat e tifozëve[FOTO]

Publikuar më: 18:03 20-11-2018

Holanda mori një barazim me Gjermaninë në ndeshjen e fundit. Në këtë mënyrë ata e mbyllën në vendin e parë në grupin përkatës dhe u kualifikuan për më tej.

Në fundin e ndeshjes Van Dijk shkoi për të përshëndetu gjyqtarin rumun Ovidiu Hategan, teksa vë re se nga sytë e tij po dilnin lot. Hategan kishte humbur nënë e tij kohët e fundit dhe ishte mjaft i tronditur.

Van Dijk bëri gjestin shembullor duke e përqafuar arbitrin dhe në kofnerencën për shtyp tha për mediat: “Po shikoja fytyrën e gjyqtarit, teksa ai filloi të qante, sepse për fat të keq nëna e tij kishte humbur jetën kohët e fundit. Unë nuk bëra asgjë, por i thashë atij të ishte i fortë dhe se kishte bërë një punë shumë të mirë në lojë. Ishte një gjest i vogël, që shpresoj më të vërtetë ta këtë ndihmuar”, u shpreh Van Dijk.

van_dijk_1.jpg

van_dijk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020308494567871