INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ardit Gjebrea i rikthehet muzikës dhe do bashkëpunojë me atë që nuk ua merr mendja [FOTO]

Ardit Gjebrea i rikthehet muzikës dhe do bashkëpunojë me atë që nuk ua merr mendja [FOTO]

Publikuar më: 22:34 23-11-2017

Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më të mirë dhe më të dashur për publikun. Por për vite me rradhë, i dedikuar pas moderimit, Arditi ka lënë pas dore muzikën, dashurinë e tij të parë, por së fundmi ka dhënë një lajm të mirë për publikun, sepse ai do të sjellë një këngë të re.
Jo vetëm, por me një person shumë të rëndësishëm për të, vajzën e vogël Anna.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Arditi duke postuar një foto në Instagram me mbishkrimin:
“Në studion e Darko Dimitrov...sepse këtë herë i rikthehem dashurisë - këngës me një duet. E me kë tjetër? Me Anna Gjebrea.”
Me siguri do të jetë një surprizë në “Kënga Magjike”.

darko.png

Article Logic
Execution time: 0.0029940605163574