INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ariu zemërmirë, edhe pse i uritur i shpëton jetën zogut

Ariu zemërmirë, edhe pse i uritur i shpëton jetën zogut

Publikuar më: 14:45 09-01-2019

Një ari polar, në kopshtin zoologjik në Mynih, ka dhuruar një shfaqje që ka emocionuar vizitorët me ndjeshmërinë e tij.

Një zog i vogël ka rënë në ujë dhe kur po prisnin të gjithë që ai ta hante, ariu polar është përpjekur që t’i shpëtojë jetën. Kur pa që zogu nuk po reagonte, ariu polar e vendosi atë në një parvaz të betonit.
Deklarata e vizitorit: "Unë isha me familjen time në Mynih të Gjermanisë. Ne pamë kujdestarin duke i ofruar ushqim ariut. Kamerat ishin gati për të kapur momentin kur ai do të ushqehej, kur papritur një zog ka rënë në ujë pranë ariut. Ne menduam se ai do ta hante atë, por ndodhi e kundërta. Ishte me të vërtëtë fantastike ajo që ndodhi. Ndonjëherë ne qeniet humane nuk jemi dhe aq humanë sa kafshët. Kujdestari i ofroi për ushqim, zogun e gjallë ariut. Kjo është me të vërtetë e dhimbshme dhe neveritëse.”

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938