INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armina Mevlani shtatzënë? Blogerja zbulon më në fund të vërtetën, tregon edhe planet e dasmës [FOTO]

Armina Mevlani shtatzënë? Blogerja zbulon më në fund të vërtetën, tregon edhe planet e dasmës [FOTO]

Publikuar më: 19:20 22-05-2018

Blogerja e famshme Armina Mevlani dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet me të komentuar në Shqipëri. Prej vitesh ata kanë një lidhje të konsoliduar ku bashkëjetojnë dhe janë të fejuar. Romanca e tyre po shkon shumë mirë dhe është aluduar disa herë që Armina është shtatzënë, por blogerja e njohur ka reaguar për “Pop Culture” duke u shprehur:

“E përgënjeshtroj kategorikisht këtë lajm. Nuk është aspak i vërtetë. Njerëzit kanë shumë kureshtje që te gjërat personale të shkojnë përtej kufijve, duke përdorur foto nga më të ndryshmet dhe duke i komentuar sipas dëshirave të tyre. Ne do t’i bëjmë gjërat me ngadalë. Unë jam e re dhe shumë e ngarkuar me punë”.

Ajo foli edhe për dasmën me Shkëlzen Berishën, duke thënë se nuk do të ketë një ceremoni këtë vit. “Dasma nuk do të organizohet të këtë vit, por do ta bëjmë shumë afër. Përgatitjet kanë filluar. Dasmën do ta bëjmë në Shqipëri, por jam akoma duke i parë gjërat.

zed.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020101070404053