INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i 4 personave për grabitjen në Rinas, reagon Rama

Arrestimi i 4 personave për grabitjen në Rinas, reagon Rama

Publikuar më: 13:50 22-04-2019

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arrestimin nga policia të katër personave të dyshuar si bashkëpunëtorë në grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit në 9 prill.

“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit, një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit.

Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse”, – shkruan Rama në një postim në “Twitter”.

Article Logic
Execution time: 0.0019140243530273