INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, Basha reagon për herë të parë

Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, Basha reagon për herë të parë

Publikuar më: 13:32 17-03-2018

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj, ka reaguar për herë të parë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një konferencë për mediat Basha shprehet se uron që Frrokaj të jetë i pafajshëm.

Basha shtoi se qëndrimi i PD-së është që para ligjit të gjithë të jenë të barabartë duke kërkuar që gjyqi ndaj Frrokaj të mos jetë politik.

‘Shpresojmë që Frrokaj të jetë i pafajshëm. Ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jo politik dhe i paanshëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe jo të kapur nga njëri krah politik kundër tjetrit’

Po ashtu, gjatë konferencës kryedemokrati foli edhe për cështjen Tahiri duke kërkuar që hetimet të vijojnë në mënyrë të paanshme.

‘Paralelisht me komison hetimor Prokuroria të bëjë punën për të hetuar grupin Habilaj Tahiri të punojë në mënyrë të paanshme . Po bëhet presion politik për të mbyllur cështjen Tahiri. Nuk mund të ketë drejtësi selektive , kur Tahiri, Gjiknuri, Sejdini e një grusht zyrtarësh të korruptuar nuk dalin para drejtësisë’ theksoi Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038671493530273